Lajme

200 mijë kilogramë fishekzjarre hynë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:23 | 26 December 2022

Sivjet ka rritje të importit të fishekzjarreve, për dallim nga viti i kaluar.

Këtë e ka thënë në “Sytë 7”, zëdhënësi i Doganave, Adriatik Stavileci.

Sipas tij, sivjet në Kosovë, kanë hyrë rreth  200 mijë kilogramë fishekzjarre, ndërsa në vitin e kaluar ishin 180 mijë kilogram, ku ishte edhe krizë pandemike.

-Advertisement-

Stavileci, ka shtuar në “Sytë 7”, se para rreth 10 vitesh, importi i fishekzjarrëve ka kaluar 1 milion kilogram, por që në vazhdimësi është në rënie, përveq vitit të sivjetëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera