Rozë

200 mijë euro secila/ Dhurata luksoze që miliarderi Indian u bëri shokëve në dasmën e tij

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 16 July 2024

Anant Ambani, djali i njeriut më të pasur të Azisë, u martua me Radhika Merchant në Mumbai të premten.

Festimet luksoze të çiftit kanë tërhequr vëmendjen mbarëbotërore, me të ftuar të famshëm duke përfshirë: Kim Kardashian, Nick Jonas e John Cena.

Nusja dhe dhëndri nuk janë të vetmit që morën dhurata për nder të dasmës së tyre: Ambani falënderoi shokët e tij duke i blerë ora ‘Audemars Piguet’, që kushtojnë 200 mijë euro.
Orat me flori rozë 18 karatësh shfaqin javët e çdo viti dhe shumë informacione të tjera. Ato janë gjithashtu rezistent ndaj ujit.
Dasma e Ambanit me të dashurën e tij prej shumë kohësh, Merchant, kishte të ftuar të profilit të lartë, duke përfshirë politikanë dhe biznesmenë me ndikim si Mark Zuckerberg, Tony Blair dhe Bill Gates.

-Advertisement-

Shumica e të pranishmëve zgjodhën veshje tradicionale indiane, duke paraqitur kështu kulturën e përbashkët të çiftit.

Ngjarja, e cila kushtoi më shumë se 500 milionë euro, ka zgjatur pesë muaj, përfshirë një performancë nga Rihanna e një tjetër nga Justin Bieber.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera