Rozë

200 mijë euro për në Prishtinë? Flet babai i Dua Lipës…

Autori: Gazeta inFokus 11:37 | 22 February 2018

Ditë më parë u përfol në media dhe portale online se Dua Lipa kishte kërkuar rreth 200 mijë euro për të ardhur në Kosovë për 10 vjetorin e Pavarësisë dhe kjo shkaktoi zemërim tek fansat e asaj.

Për herë të parë ka folur rreth kësaj çështje babai i këngëtares Dukagjin Lipa, i cili është shprehur se kjo pasaktësi informacioni u ka shkaktuar shumë keqardhje.

Ai theksoi se diskutimet për ardhjen e vajzës së tij në Prishtinë ishin krejtësisht jo zyrtare. Bisedimet me përfaqësues të shtetit të Kosovës lidheshin me kohën dhe orarin dhe jo mbi paratë.

-Advertisement-

Babai dhe njëkohësisht menaxheri i këngëtares 22-vjeçare përfundoi shpjegimin e tij duke shtuar se Dua do të përpiqet të vijë në Kosovë për një koncert, brenda vitit 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera