Sport

“20 vjet Dritë n’tifoskenë”, ky është mesazhi i vitit jubilar të themelimit të tifozëve, ‘Intelektualët’

Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 13 December 2018

“20 vjet Dritë n’tifoskenë”, ky është mesazhi i vitit jubilar të themelimit të tifozëve, ‘Intelektualët’, shkruan GazetainFokus.

Njëri nga tifo-grupet më aktive në vend feston 20 vjetorin e themelimit.

Me këtë rast, ‘Intelektualët’ më 23 dhjetor do ta shënojnë këtë ngjarje me disa aktivitete.

-Advertisement-

Fillimisht, prej orës 12:00, tifozët do ta zhvillojnë një miqësore me futbollistët e Dritës, klub për të cilin kanë bërë shumë për kaq këto vite.

Takimi do të luhet në terrenin me bari sintetik.

Ndërkohë, prej orës 18:00 qytetit do të marrë ngjyrën e kaltër pasi do të bëhet ndezja e flakadanëve.

Ndërsa, më vonë prej orës 20:20 do të ketë edhe argëtim për të gjithë ‘Intelektualët’ e interesuar në njërin nga klubet e qytetit në “STOP CLUB” me dj te njohur.

Hyrja do të jetë pa pagesë për të gjithë. /GazetainFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera