Lajme

20-vjeçarja vdes nga Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 28 August 2021

R.H, një 20 vjeçare nga Gjakova ka vdekur si pasojë e COVID-19.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar doktoresha e Mjekimit Intensiv, Agreta Gecaj-Gashi.

Ajo tha se vajza ka qenë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv në QKUK, ndërsa ka vdekur sot si pasojë e COVID-19.

“Po ka vdekur sot, si pasojë e COVID-19”, tha Gecaj.

Një familjare ka njoftuar se brenda kësaj jave viktimës i ka vdekur edhe babai, ndonëse nuk dihet arsyeja e vdekjes së tij.

Të tjera