20 vjeçarja lind në tualetin e Urgjencës, nuk e dinte se ishte shtatzënë
Autori: Gazeta inFokus 18:28 | 18 April 2022
Shoqata e Infermierëve në Shqipëri ka bërë me dije se, në orët e para të mëngjesit të së hënës, një 20-vjeçare është shfaqur në Urgjencën e QSUT-së për dhimbje barku dhe, më pas, ka lindur në tualet.
Sipas burimeve për Shoqatën e Infermierëve, ajo ka deklaruar se nuk kishte dijeni se ishte shtatzënë.
E reja është paraqitur në Urgjencën e sëmundjeve të brendshme dhe “pas triazhit çdo pacient dërgohet në specialitetin që ka nevojë për shërbim”, shkruan Shoqata, përcjell Albanian Post.
Mësohet se e reja është paraqitur ne Urgjencë duke treguar se kishte dhimbje të forta barku dhe, pasi është pritur nga stafi i urgjencës, nga ana e vajzës është kërkuar të shkojë në tualet.
Më pas, bën me dije Shoqata, sapo ajo ka shkuar në tualet dhe për shkak të krizave që kishte, ka rezultuar shtatzënë.
Kështu ka lindur pikërisht në tualetin e Urgjencës së QSUT-së.
Atje, më pas, mori ndihmën e nevojshme, u shoqërua në maternitet, ku dhe mori ndihmën dhe shërbimin e nevojshëm.
Por, habia më e madhe për stafin erdhi pasi nëna e re ka deklaruar se nuk ishte në dijeni se ishte shtatzënë, duke sjellë një reagim të madh edhe nga familjarët e vajzës.
“Gjithsesi i urojmë shëndet të mirë nënës dhe fëmijës dhe pse një ngjarje e tillë është një kambanë alarmi për rininë shqiptare”, mbyllet njoftimi i Shoqatës së Infermierëve. /Albanianpost.com/
Të tjera
-
Dervishaj: Edhe Broja e Hashim Thaçit mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora pët deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
NATO e gatshme të punojë me Sorensen si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi
NATO-ja ka shprehur gatishmëri për të punuar ngushtë me Peter Sorensenin kur ...
-
“I ka plumbạt në trup, nga ballkoni i sheh vạrret e familjarëve – Kjo tregon fytyrën e karakterin e Donika Gërvallës” , Tahiri për deklaratat e ministres kundër Ramush Haradinajt
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e...
-
Tahiri pas tubimit në Istog: Këtu fitorja po ndihet fuqishëm
Kandidati për deputet me numrin 10 nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, Besn...
-
Dakaj: LVV dhe Kurti zhgënjim i madh, programi riciklim i premtimeve të fushatave të kaluara
Gazetari Shkelzen Dakaj i ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, ka folur për ...
-
Dervishaj: Edhe Klina e Epërme mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...
-
Vuçiq i hapur edhe për qeveri të re, edhe për zgjedhje të reja
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të martën se do t’i nisë men...
-
Lushtaku pas takimit në Klinë: Me këtë energji, nuk ka pengesë që mund të na ndalë
Mergim Lushtaku kandidati për deputet me numrin 100 nga Partia Demokratike e ...
-
Bedri Hamza nga vendlindja e tij: Ky është rrugëtimi ynë për vendin tonë
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me një tubim në vendlindjen e tij, në ...
-
Xhemaili: Haradinaj dëshmoi pastërtinë e UÇK-së, ministrja e Jashtme deponoi materiale kundër UÇK-së
Zëdhënësi i AAK-së, njëherit kandidat për deputet, Kushtrim Xhemaili, ka publ...
-
Gjendet një person i vdẹkuṛ në hyrjen e Termocentralit Kosova A, policia nis hetimet
Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në hyrjen e Term...
-
Dervishaj: Edhe Klina mundet 77 herë më mirë
Shahin Dervishaj, kandidati nga diaspora për deputet me numrin 77 nga Partia ...