Lajme

20 vite burg për këshilltaren e presidentes së Koresë së Jugut

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 13 February 2018

Choi Soon Sil, figura kryesore e përfshirë në skandalin e ryshfetit që rrëzoi nga pushteti ish-presidenten e Koresë së Jugut, Park Geun Hye, është dënuar me 20 vite burg, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve Yonhap.

Gjykata e qarkut Seul, ka dorëzuar sot vendimin pasi këshilltarja e afërt e presidentes u dënua për përfshirje në skandalin e ryshfetit, shpërdorim të detyrës dhe ushtrimit të forcës.

“Choi është akuzuar për shfrytëzim të miqësisë së saj me Park dhe ushtrim të forcës ndaj 50 konglomeratëve të biznesit për të dhënë para për dy fondacione jofitimprurëse që ajo kontrollonte”, njoftoi Yonhap.

-Advertisement-

Gjithashtu, gjykata e dënoi atë me një gjobë prej 18 trilionë dollarësh (17 milionë dollarë).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera