Lajme

2 muaj pa rrymë e ujë në shtëpitë që u ndërtuan për bamirësi nga shteti i Katarit

Autori: Gazeta inFokus 17:37 | 29 April 2023

Janë bërë 2 muaj që kur disa familje në nevojë kanë hyrë në shtëpitë e reja të ndërtuara si donacion nga shteti i Katarit-it.

Mirëpo, ndonëse supozohet që jetesa në shtëpitë e reja të përmirësojë jetën, kështu nuk ka ndodhur me familjet e vendosura në këtë lagje.

Ekipi i lajmi.net ka qëndruar në këtë lagje për të dëgjuar hallet e qytetarëve që përfituan këto shtëpi. Ata shprehen të shqetësuar me gjendjen.

-Advertisement-

“Deri tash jena gëzuar për këto shpija që na kanë dhanë, por tash është një problem shumë i madh që nuk ka rrymë. Dmth, ne qe dy muaj na janë dhënë çelësat, por nuk ka rrymë e as ujë’, thotë një nga banorët.

Për këta banorë, jetesa në këto shtëpi nuk i ngjan shekullit 21, por më shumë ngjason me jetesën e kohës së gurit kur nuk kishte as rrymë e as ujë. Ata po detyrohen që për t’u pastruar të shkojnë tek familjaret.

“Për me u la, duhet me shku të ndonjë i afërm, ose për me i la teshat. Jena bo si në kohën e gurit kur nuk ka pasë ujë e as rrymë”, thotë banori.

Tjetri banor e përshkruan aq rëndë gjendjen në këto shtëpi, saqë thotë se e ka menduar t’i dorëzojë çelësat ashtu siç i ka marrë.

“Nuk na ka mbet tjetër, vetëm t’i dorëzojmë çelësat e shtëpive qysh i kemi marrë”, thotë ai në kushte anonimiteti.

Kujtojmë që në këtë pjesë ku janë ndërtuar shtëpitë nga shteti i Katarit, janë edhe shtëpitë e ndërtuara nga humanisti Halil Kastrati. Por për dallim nga këto, shtëpitë e Halil Kastratit i plotësojnë të gjitha kushtet për jetesë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera