Lajme

2 ditë para formimit të ushtrisë, Prishtina mbushet me flamuj

Autori: Gazeta inFokus 09:41 | 12 December 2018

Prishtina sot është mbushur me flamuj amerikanë.

Stolisja e Prishtinës me flamujt e SHBA-së vjen 48 orë para votimit të ushtrisë dhe vetëm një ditë pasi u mësua se Amerika do ta ndihmojë Kosovën me fonde të reja.

Amerika është përkrahësja më e madhe e formimit të ushtrisë së Kosovës ku përveç veturave që kanë ardhur së fundmi, pritet edhe një kontingjent tjetër që do të vijë si donacion.

-Advertisement-

Gjithashtu, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Phillip Kosnett, është i vetmi deri tani që haptazi ka thënë se shteti i tij e përkrah formimin e ushtrisë nëpërmjet ndryshimeve ligjore.

Ndryshe, dje u mësua se SHBA-ja do t’i dhurojë Kosovës dhjetëra miliona dollarë shtesë në kuadër të Sfidave të Mijëvjeçarit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera