2.5 ton kanabis drejt Italisë, zbardhet roli i nënkomisarit të Fierit
Autori: Gazeta inFokus 18:40 | 10 December 2017
Hetimet e Krimeve të Rënda kanë arritur të zbërthejnë të gjithë grupin që trafikoi 2.5 ton kanabis në muajin Janar nga porti i Durrësit dhe të zbulojnë rolin e gjithësecilit nga 12 personat e arrestuar.
Nga hetimet rezulton se në krye të grupit qëndronin nënkomisari i policisë Festim Lelaj dhe shtetasi Euron Hoti.
Oficeri i policisë siguronte mosprekejen e drogës nga aksionet e policisë. Ndërsa Hoti kishte siguruar dy kamionë me lendë drusore me qëllim tranportin drejt Gjermanisë, aty ku ishte dhe destinacioni perfundimtar i drogës.
Pritësi i lëndës narkotike ishte pikërsisht Hoti, i cili mbante edhe një emër tjeter, atë të Artan Abasit. Ai përdorte një pasaportë angleze të falsifikuar dhe hiqej si shqiptar nga Kosova.
Shofer i kamionit ishte Dhimo Koraj i cili u arrestua në Itali pasi kamioni me drogë doli nga Porti i Ankonës.
Dy efektivët e policisë në Portin e Durrësit Agron Kapllanaj e Gëzim Dervishi si dhe dy doganierët Altin Katundi si dhe Mikail Hila kanë neglizhuar me detyrën duke lejuar kalimin e drogës. Prokuroria i konsideron veprimet e qëllimshme dhe i konsideron si pjesë të grupit.
Skënder Siceqa dhe Aurel Lazaj dyshohet se kanë trafikuar një tjetër ngarkesë që po i njëjti grup ka kaluar nga Porti i Vlorës në vitin 2014. Në këtë kohë punonjes policie në këtë pikë kufitare ka qenë nënkomisari Lelaj. Tre të arrestuarit e tjerë Arbi Mustafa dhe Malton Lleshi dyshohet se kanë siguruar lëndën narkotike, kryesisht në zonën e Vlorës./tvklan
Të tjera
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...