19 aktakuza ndaj 31 personave për vepra të ndryshme penale në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus
10:54 | 20 July 2023
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 19 aktakuza kundër 31 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 10 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak ndaj 12 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre persona, ka paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj tre personave, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, katër persona të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri aktakuza kundër pesëmbëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një person dhe ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Të tjera
-
Mesazhet e Murselit me Kokallën dhe Plavën, provë se eliminimi i Liridonës ishte planifikuar për 29 nëntor
Prokuroria ka paraqitur sot prova të reja tronditëse në seancën gjyqësore nda...
-
Abdixhiku: Takimi me presidenten do të jetë vetëm për zgjedhje lokale
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se takimi i sotëm i ftuar nga presidentja...
-
Naim Murseli deklarohet i pafajshëm, i thotë edhe disa fjalë: Do të kërkojë dënim të përjetshëm për vetën nëse…
Naim Murseli, i dyshuari kryesor për vrasjen e Liridona Ademajt, është deklar...
-
Pak para takimit me partitë politike, ambasadori britanik i shkon Osmanit në presidencë
Pak para takimit me partitë politike, ambasadori britanik i shkon Osmanit në ...
-
Vrasja e Liridona Ademajt, nis seanca gjyqësore
Ka nisur seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademaj...
-
Haradinaj takon ambasadorin Malaj: Kosova dhe Shqipëria janë më të forta kur veprojnë së bashku
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Shqipër...
-
Raportohet për një shpërthim të fuqishëm në oborrin e minierës Trepça në Stan Tërg
Një shpërthimi fuqishëm ka ndodhur para pak minutave në oborrin e minierës Tr...
-
Tahiri: VV-ja është shkaktare e bllokadës, presidentja duhet të ushtrojë presion për zhbllokim ose të shkojmë në zgjedhje
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllok...
-
Time Kadriaj tregon se çfarë i tha sot Daut Haradinaj për Albin Kurtin
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka ndarë një moment nga takimi i saj me Dau...
-
“Ku është shqiptarizmi?” – Inxhinierja Ymeri kritikon ashpër Rizvanollin për çmimet super të larta të importit të energjisë
Inxhinierja, Janina Ymeri ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve në sektorin e en...
-
Hasani: Votimi i fshehtë anti-kushtetues, VV-ja e ka fajin për ngërçin politik
Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se VV-ja i...
-
Dështimi i seancës, Pacolli: Sa poshtërsi politike – a e shihni sa keq është kur dikush nuk e do vendin e vet?
Behgjet Pacolli ka reaguar pas dështimit të 26-të për konstituim të kuvendit....