Lajme

18 vjet nga hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 08:29 | 12 June 2017

ot shënohen plot 18 vjet nga dita kur NATO u fut në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve nga paramilitaret serbë.Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Lirisë së Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesë në histori. 12 qershori është dita e rreshtimit të botës demokratike dhe që atëherë, kjo datë kujtohet si Dita e Lirisë së Kosovës nga agresioni serb

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera