Sport

170 milionë stërlina nuk mjaftuan, Conte: Duhen blerje të tjera për të pretenduar

Autori: Gazeta inFokus 10:37 | 05 October 2022

Antonio Conte ka paralajmëruar drejtuesit e Tottenhamit se ka nevojë për më shumë blerje nëse duan të konkurrojnë në nivelin më të lartë. Ky qëndrim i trajnerit italian vjen pas barazimit 0-0 përballë Eintrachtit të Frnakfurtit, në Champions.

Skuadra e Contes ka fituar vetëm një nga tri ndeshjet e zhvilluara në Champions, duke u renditur e dyta me dy pikë më pak se Sportingu i Lisbonës.

“Klubi e di shumë mirë se ne kemi nevojë për kohë dhe durim, që të përpiqemi të ecim hap pas hapi. fola për merkaton e futbollistëve dhe thashë se na duheshin më shumë blerje për të arritur një nivel të mirë. Ne e dimë këtë. Në të njëjtën kohë ne duam të jemi konkurrues, të përpiqemi të bëjmë gjithçka. Ne nuk ishim në gjendje sezonin e kaluar të përballonim dy gara”, – tha Conte.

-Advertisement-

Tottenhami afroi shtatë lojtarë gjatë verës, duke përfshirë emra të rëndësishëm si Richarlison dhe Yves Bissouma, me një kosto totale prej 170 milionë stërlinash, por italiani tha muajin e kaluar se ekipi i tij duhet të përforcohet në tri dritare transferimi për të qenë pretendent për titull.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera