Lajme

1,637 raste aktive me Coronavirus

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 20 October 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 17,009 raste nga 80.886 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 656 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14,716 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,637.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj një ditë më parë ka thënë se mbyllja e tërësishme nga COVID-19 është opsioni i fundit.

-Advertisement-

Zemaj deklaroi kështu gjatë vizitës që i bëri Qendrës Korrektuese në Lipjan ku qëndroi bashkë me drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaqi dhe drejtorin e Shëndetësisë në burgje, Milazim Gjocaj.

Ministri po ashtu ka kërkuar nga gastronomët që t’i respektojnë masat antiCOVID-19.

Ndryshe, po një ditë më parë Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se pas rritjes së rasteve me COVID-19, janë ndaluar sërish vizitat familjare, vizitat e organizatave joqeveritare dhe vikendet për të burgosurit.

Në njoftim thuhet se kjo ndalesë fillon së zbatuari nga data 21.10.2020, e deri në një vendim tjetër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera