Lajme

150 mijë të rinj votojnë për herë të parë

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 09 June 2017

Mbi 150 mijë të rinj, të cilët kanë mbushur 18 vjet, do të votojnë për herë të parë të dielën më 11 qershor në zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend. Analistët politikë në vend thonë se votat e reja do të jenë vendimtare në përzgjedhjen e subjektit i cili do të qeverisë në katër vjetët e ardhshme. Analisti politik, Ramush Tahiri, thotë se duke pasur për bazë që dy koalicionet PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa mund të kenë dallime në dy ose tre deputetë, atëherë 150 mijë votuesit e rinj do të kenë rol vendimtar për përcaktimin e fituesit në këtë zgjedhje.

“Duhet theksuar së në bazë të disa analizave një pjesë e këtyre të rinjve diku rreth 30% janë përcaktuar për ‘Vetëvendosjen’, pasi të rinjtë janë të prirë të shkojnë kah revolucioni dhe duket se kjo parti ka platformën që i tërheq më shumë ata, por që prapëseprapë kjo nuk ka peshë të madhe pasi që nëse 70% e tyre ndahet kah subjektet e tjera, atëherë do të jenë përcaktues për dy koalicionet e mëdha”, ka thënë ai.

Tahiri më tej ka shtuar se një gjeneratë e re e lindur pas lufte votën e tyre nuk do ta japë në bazë të vendit nga vjen apo rrethit familjar, por nga ajo çka i ofrohet tek një parti. “Duhet theksuar se nëse deri më tash ka ndikuar rrethi ose familja në përzgjedhjen e subjektit, tash gjeneratat e reja nuk ndikohen më, ata më se shumti janë të interesuar për platformën politike që partitë ua ofrojnë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

Ndërsa analisti Imer Mushkolaj thotë se këta të rinj të cilët votojnë për herë të parë, duke u bazuar në gjendjen ekonomike në të cilën ndodhet Kosova, është e natyrshme që nuk votojnë si prindërit e tyre, por ata kërkojnë ndryshim. “Është e logjikshme që vota e të rinjve, që në këto zgjedhje do të votojnë për herë të parë, të jetë ndryshe nga ajo e prindërve të tyre. Të rinjtë kërkojnë ndryshimin dhe gjendja ekonomike e sociale në të cilën jetojmë është arsye e mjaftueshme që ata të votojnë për ndryshimin”, ka thënë ai. Mushkolaj më tej shtoi se e ardhmja e zymtë në Kosovë do të determinojë edhe votën e tyre

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera