Lajme

15 mijë e 333 persona u infektuan me virusin korona në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 25 September 2020

Gjatë kësaj jave ka pas rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve me virusin korona.

Megjithatë, ende vazhdon të ketë raste të reja pozitive me COVID-19, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 63 raste me këtë virus. Ndërkaq, që nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, numri i rasteve pozitive ka shkuar në 15 mijë e 333 nga 64 mijë e 230 persona të dyshimtë me virusin SARS CoV2.

Derisa 12 mijë e 987 persona janë shëruar nga ky virus janë edhe 616 të tjerë të cilët nuk munden ta mposhtin virusin korona për çka edhe kanë ndërruar jetë.

-Advertisement-

Në të dhënat e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) thuhet se janë 1 mijë e 730 raste aktive me COVID-19.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 592 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive. Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 15.333 raste nga 64.230 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 87 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.987 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.730”, thuhet në të dhënat e IKSHPK-së.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 24 raste, komuna e Lipjanit 7 raste, komuna e Mitrovicës 6 raste, komuna e Fushë Kosovës 4 raste, komuna e Prizrenit 4 raste, komuna e Klinës 3 raste, komuna e Suharekës 3 raste, komuna e Deçanit 2 raste, komuna e Malishevës 2 raste, komuna e Vushtrrisë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Obiliq, Pejë dhe Rahovec.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera