Lajme

Nënshkruhet Memorandumi Bashkëpunimi mes Kosovës e Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 20 September 2022

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Konjufca përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shtuar se ky memorandum synon vizionin, interesat dhe qëllimet e përbashkëta me Shqipërinë.

“Memorandumi i Bashkëpunimit synon, ndër të tjera, zgjerimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit midis Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës në fushat e ligjbërjes, përafrimin e legjislacionit të të dyja vendeve dhe të secilit vend me legjislacionin e Bashkimit Evropian, intensifikimin e diplomacisë parlamentare për shtimin e njohjeve të Kosovës dhe fuqizimin e pozitës së saj në marrëdhëniet dhe organizatat ndërkombëtare, organizimin në mënyrë periodike të Tryezës së Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare, si dhe tryezave të përbashkëta mes komisioneve respektive”, ka shkruar Konjufca./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera