14 vjeçari planifikoi vrasjet për një muaj, në banesë iu gjet një listë me emrat e studentëve që planifikonte të vriste
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 03 May 2023
Ministri i Arsimit Branko Ruzhiç dhe Ministrja e Shëndetësisë Danica Grujiçiq i janë drejtuar publikut pasi nëntë persona u vranë në shkollën fillore në Vraçar.Në mesin e viktimave ka fëmijë, si dhe një roje shkolle, ndërsa gjashtë fëmijë dhe një mësues u plagosën dhe u trajtuan në Qendrën Emergjente dhe në Tiršova.
Shefi i departamentit të policisë së qytetit të Beogradit, Veselin Miliq, tha se krimi ishte përgatitur për një muaj dhe se Keçmanoviq (atentatori 14 vjeçar), i cili vrau fëmijë dhe punonjës, kishte gjetur lista me emrat e studentëve që kishte për qëllim t’i vriste.
Ministri Ruzhiç kërkoi një minutë heshtje në fillim të konferencës për të gjithë ata që humbën jetën në tragjedinë e mëngjesit të sotëm.
“Shpreh keqardhjen time më të thellë për tragjedinë më të madhe që i ka ndodhur Serbisë në historinë e fundit. Fatkeqësisht tetë fëmijë kanë humbur jetën si dhe një pjesëtar i sigurimit të shkollës, ndërsa nxënësit e lënduar dhe mësuesja janë shtruar në spital. Askush nuk mund t’i kthejë fëmijët te prindërit e tyre. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 08:40 kur një nxënës i klasës së shtatë ka kryer këtë akt, për herë të parë në Serbi. Unaza e sigurisë që është e standardizuar dhe e parashikuar për shkollat ka qenë edhe sot në mëngjes. I jam mirënjohës punonjësve tanë shëndetësorë që kanë ndihmuar të gjithë ata që janë të shtruar në spital dhe që marrin ndihmë mjekësore. Gjashtë fëmijë u shtruan në spital dhe një mësues. I jam mirënjohës edhe për guximin e mësuesve që e parandaluan këtë tragjedi”, tha ministri Ružić.Ai shtoi se është thirrur një ekip psikologësh për të mbështetur nxënësit dhe prindërit në këtë periudhë traumatike që i përcjell të gjithë.
“Është e paimagjinueshme se si ishte për ata fëmijë që e përjetuan atë frikë”. Qeveria ka marrë vendim për tre ditë zie në të gjithë territorin e Serbisë, duke filluar nga e premtja deri të dielën. Për shkak të kësaj ngjarje të ndodhur mëngjesin e sotëm, mësimi do të ndërpritet sot në turnin e pasdites dhe nuk do të mbahet. Nga nesër mësimet do të nisin me një minutë heshtje. “Serbia është gjithashtu, për fat të keq, pjesë e gjithçkaje ku gjëra të tilla ndodhin gjithnjë e më shpesh”, tha ai.
Të tjera
-
Ky është burri nga Suhareka që vdïq dje pas kontaktit me rrymën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reçan të komunës së Suharekë...
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, ky është rendi
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Kufizime të reja për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një urdhër të ri ekzekutiv,...
-
Peci: Serbët që punojnë në komunën e Zveçanit kanë frikë nga Lista Serbe, në punë vijnë me taksi që të mos i identifikojnë veturat
Serbët që jetojnë në komunat veriore kanë frikë të punojnë në institucionin p...
-
Dialogu i munguar i sindikatave me Qeverinë
Derisa Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk po gjenë një dialog social me Qever...
-
Biden do të zhvillojë bisedime me Zelensky në Francë dhe Itali
Joe Biden do të zhvillojë bisedime me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zele...
-
Sot hapet edicioni i 24-të i Panairit të Librit
Sot, në ambientet e Pallatit të Rinisë, hapet edicioni i 24-të i Panairit të ...
-
Shqipëri, mashtrimi me kreditë, nga hetimi i prokurorisë tek përgjegjësitë
Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një nu...
-
Kosova 1 vjet nën masa të BE-së
Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit të përfaqësuesit të Lartë të BE-...
-
Osmani takon sot kryetarët e komunave
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim këshillin e kryeta...
-
Ngjarjet e datës 5 qershor
Ngjarjet e datës 5 qershor 2024 Policia e Kosovës, mban një Ushtrim Fushor...
-
Sllovenia e njeh Palestinën si shtet
Parlamenti i Sllovenisë sonte ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez. ...