Lajme

14 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:59 | 20 October 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 14 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 61 persona nga ky virus.

“Nga 2.140 testime, 14 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.083.

Në total numri i rasteve aktive është 515”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera