Lajme

13 vrasje brenda pesë muajve, shkaqet nga më të ndryshmet

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 27 May 2017

Numri i vrasjeve në Kosovë muajve të fundit është shpeshtuar. Policia e Kosovës konfirmon për 13 vrasje në pesë muajt e fundit. Sipas sociologëve, një ndër faktorët kryesor është shkalla e lartë e papunësisë në vend, përdorimi i armëve pa leje, e dukuritë tjera negative.

Zyra për Informim e Policisë së Kosovës ka thënë për arbresh.info se për vitin 2017 janë shënuar 13 raste të vrasjeve në tërë territorin e Kosovës.

“Gjatë vitit 2016 janë evidentuar 26 raste të vrasjeve, kurse gjatë këtij viti janë evidentuar 13 raste. Motivet e vrasjeve janë të ndryshme, madje edhe gjatë procesit të hetimit dhe më vonë në procese penale motivet mund të ndryshojnë varësisht nga situata dhe të gjeturat e fakteve të reja”, thuhet në përgjigjen e tyre.

-Advertisement-

Sociologët thonë se njëri ndër faktorët shtytës i vrasjeve është edhe shkalla e lartë e papunësisë.

Sociologu, Leotrim Sahiti, në një përgjigje për arbresh.info ka thënë se shkaqet e vrasjeve dhe plagosjeve në vend lidhen me disa faktorë siç janë papunësia, posedimi i armëve, mungesa arsimit, droga, alkooli etj.

“Mungesa e një arsimimi cilësor, mungesa e aktiviteteve kulturore e rekreative, mos organizimi i jetës dhe kështu personat që mbesin jashtë kontrollit social, zgjedhin rrugët devijante dhe kështu bëhen grupe të rrezikut”, është shprehur ai.

Në mënyrë që numri vrasjeve dhe plagosjeve të ulet, Sahiti ka thënë se institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë duhet të jenë më të forta dhe të ketë më shumë programe vetëdijësuese.

“Për të pasur më pak vrasje dhe plagosje duhet të kemi organe më të forta të rendit, dënime me të mëdha për shkelësit e ligjit, programe vetëdijësuese që promovojnë dialogun për zgjidhjen e problemeve si dhe të kemi organizim të jetës së qytetarëve sepse në mungesë të kushteve ekonomike, perspektives e aktiviteteve rekreative qytetaret zgjedhin të bëhen pjesë e grupe kriminale që paraqesin rrezik serioz për vendin”, ka përfunduar ai.

Vetëm gjatë muajit maj, qyteti i Mitrovicës dhe e gjithë Kosova janë tmerruar nga dy raste të vrasjeve që kanë ndodhur njëra pas tjetrës. Së fundit, edhe në Gjilan, ka ndodhur edhe një vrasje dhe një vetëvrasje./arbresh.info

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera