Lajme

13 vjeçari nga Vushtrria plagoset me pushkë ajrore nga vëllau i tij

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 01 September 2022

Policia e Kosovë ka raportuar se një 13 vjeçar është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllau i tij, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16:00 e ku viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar 13 vjeç është plagosur aksidentalisht me pushkë ajrore nga vëllai i tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Arma është konfiskuar nga policia ndërsa rasti në polici është cilësuar si “Lëndim i lehtë trupor”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera