13 të vdekur pas sulmit pranë centralit bërthamor të Zaporizhyas
Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 10 August 2022
Të paktën 13 persona u vranë në sulmet me raketa gjatë natës në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës, jo shumë larg uzinës bërthamore të Zaporizhyas, tha ushtria ukrainase.
“Një natë tragjike… pasi në zonën e Nikopolit, ushtria ruse vrau 11 persona dhe plagosi 13 të tjerë”, shkroi kreu i administratës ushtarake të Dnipropetrovsk, Valentyn Reznichenko në Telegram.
Të dyja zonat e prekura janë në bregun e kundërt të lumit Dnipro me centralin bërthamor të Zaporizhyas, i cili është granatuar disa herë ditët e fundit.
”Qyteti i vogël i Marhanets u godit më keq, me 20 ndërtesa shumëkatëshe të dëmtuara, duke përfshirë dy shkolla, një konvikt dhe një qendër kulturore”, tha Reznichenko.
”Të paktën 12 persona u vranë në qytet dhe 11 të tjerë u plagosën, shtatë prej tyre në gjendje të rëndë”, tha ai.
Në një fshat tjetër, afër qytetit të Nikopolit, një grua tjetër vdiq në shtëpinë e saj si pasojë e sulmit dhe një çift u plagos.
Dy fshatrat janë në bregun verior të rezervuarit Kakhovka të lumit Dnipro.
Në anën jugore, më pak se 20 kilometra larg, është centrali bërthamor që është vënë nën zjarr duke shkaktuar frikë ndërkombëtare për sigurinë.
Ukraina dhe Rusia akuzojnë njëra-tjetrën për sulmet./ atsh/
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...