13 të vdekur nga zjarret pyjore në Kili

Autori: Gazeta inFokus
23:45 | 04 February 2023
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarreve në pyjet në pjesët qendrore dhe jugore të Kilit.
Drejtori i Shërbimit Kombëtar në Kili, Mauricio Tapia, bëri të ditur se edhe një helikopter u rrëzua ku vdiqën dy persona, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.
“Për fat të keq, duam të shprehim se kemi 13 viktima në total. 11 persona humbën jetën në rajonin Biobio. Piloti bolivian dhe tekniku kilian vdiqën në një helikopter që u rrëzua”, tha ai.
Ministri kilian i Bujqësisë, Esteban Valenzuela, tha në një deklaratë se një helikopter zjarrfikës i ngarkuar për t’iu përgjigjur zjarreve në pyje u rrëzua.
Më shumë se 50 zjarre pyjore kanë vazhduar në La Araucania, Biobio dhe Nuble dhe më shumë se 45 mijë hektarë sipërfaqe janë shndërruar në hi deri më tani.
Mijëra njerëz janë evakuuar për shkak të zjarrit që ka kërcënuar zonat e banuara, ndërsa më shumë se njëqind shtëpi janë djegur plotësisht.
Siç njoftohet, edhe pjesëtarët e ushtrisë kanë mbështetur përpjekjet për shuarjen e zjarreve të rënda që kanë vazhduar në zonat qendrore dhe jugore të vendit.
Në rajonet jugore, të përfshira nga një valë e nxehtësisë intensive, temperatura e ajrit është rritur në 40 gradë.
Është njoftuar se presidenti Gabriel Boric do të anulojë pushimet e tij në Patagonia dhe do të shkojë në rajonin ku ka ndodhur fatkeqësia.
Boric njoftoi se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në rajonet qendrore dhe jugore.

Të tjera
-
Nazmi Maloku i njohur si “Dëshmitari C”: M’kanë etiketu si spiun, pasojat po i vuaj tash e 25 vite
Dëshmitari Nazmi Maloku i njohur si “Dëshmitari C”, gjatë dëshmisë së tij në ...
-
Kamata mujore prej 15% – 20%: Prokuroria jep detaje për aksionin që përfundoi me dy të arrestuar në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, njoftoj ,se është realizuar kontroll në dy l...
-
Organizatat e UÇK-së nuk kanë vendosur nëse do marrin pjesë në organizimin e qeverisë për epopenë
Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së nuk janë njoftuar ende zyrtarisht për s...
-
Trump: Punonjësit federalë që nuk i përgjigjen email të Musk do të pushohen nga puna
Presidenti amerikan Donald Trump tha të hënën se kishte “shumë gjenialitet” p...
-
Policia konfirmon aksionin në Prizren: Të dyshuarit i bënë presion viktimës që t’ia marrin interesin e fajdes
Policia në Prizren ka njoftuar për aksionin e sotëm kundër fajdes, i cili ka ...
-
Hamza dhe Bahtiri takohen në varrimin e Bajram Qerkinit, shtrëngojnë duart miqësisht e bisedojnë
Pavarësisht se kanë kaluar vetëm pak ditë nga gara e ashpër politike për zgje...
-
Xhamia shqiptare zgjedhet më e bukura në botë, flet arkitekti: Është projekt i pastër
Xhamia e Ballies në Elbasan, e cila ishte përzgjedhur fillimisht si një nga p...
-
Sfidat e sigurisë dhe stabiliteti i Kosovës, Zemaj takon në Bruksel Drejtuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s
Ambasadori i Kosovës për Marrëdheniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur s...
-
Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Gjilan
Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, ku dy vetura janë përplas...
-
Rreziku nga sụlmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta
Policia e Kosovës ka lëshuar një apel të rëndësishëm për qytetarët, duke u kë...
-
Asistentja e Qerkinit: Më dhimbset që shkoi pa e gjetur djalin, ma ka lanë amanet që t’i vazhdoj kërkimet
Sot në Shipol të Mitrovicës po varroset Bajram Qerkini, drejtori i Qendrës Bu...
-
Banorët në Prishtinë njoftohen se kush janë policët në lagjen e tyre
Policia e Kosovës ka filluar informimin e qytetarëve dhe bizneseve në Prishti...