Lifestyle

13 fakte, që nuk i dini, mbi trupin tuaj!

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 03 April 2023

Trupi ynë është një mrekulli e natyrës. Shumë nga aftësitë që kemi ne ende nuk i njohim. Zbuloni disa fakte mjaft interesante që nuk i keni ditur.

Flokët tanë peshojnë gati sa një mollë. Në bazë të gjatësisë, flokët tanë peshojnë nga 5-200gram.

Ne do mund të mbijetonim më gjatë pa ngrënë sesa pa fjetur. Nëse do kishim rezerva uji, do mund të mbijetonim nga 1-2 muaj pa ngrënë. Ndërsa pa fjetur do mbijetonim vetëm disa ditë. Rekordi deri tani është 11 ditë maksimumi.

-Advertisement-

Ne jemi më të gjatë në mëngjes sesa në darkë. E dinit se kur zgjohemi mund të fitojmë gjatësi deri në 2cm dhe humbasim po aq në mbrëmje? Kjo ndodh për shkak të gravitetit. I shtrirë, trupi është më pak i komprimuam sesa kur është në këmbë.

Nuk ka 4 por 29 grupe gjaku. Nuk ka vetëm grup 0, A, B dhe AB, por shumë më shumë. Më të rrallët vijnë nga grup familjesh japoneze.

Ka më shumë baktere në gojën tonë sesa njerëz mbi tokë. Edhe sikur të ruash një higjienë perfekte të gojës, vetëm tek një dhëmb ndodhet 1000-100.000 baktere. Shtoni këtu edhe 1 miliard baktere që përmban gjuha, imagjinoni sa bëhen.

Meshkujt kanë më pak receptorë të shijesh sesa femrat.

Shpejtësia e një teshtime arrin deri në 160km.

Vetëm në një ditë, gjaku ynë bën një rrugëtim të barasvlershëm me 19.312 kilometra.

Mesatarisht, gjatë gjithë jetës, ne konsumojmë gati 35 ton ushqim.

Shenjat e gjuhës tonë janë të veçanta, ashtu si dhe gjurmët e gishtave.

Shpejtësia me të cilën punon truri ynë është gati 400km/h.

Syri jonë është i aftë të dallojë më shumë se 10 milion ngjyra të ndryshme.

Zemra jonë rreth 35 milion herë në vit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera