13 deputetë zviceranë, letër KE-së: Stop masave ndaj Kosovës, faji është më shumë i Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 06 July 2023
Parlamentarët zviceranë kanë dalë kundër masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Kështu së paku thuhet në një letër të cilën e ka publikuar deputeti i Këshillit Nacional të Zvicrës nga Partia Social-Demokrate, Cedric Wermuth.
“Letër e disa parlamentarëve zviceranë nga Liberalët e Gjelbër, EVP, Të Gjelbrit, Socialdemokratët, ndaj Ursula von der Leyen, në lidhje me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit të BE-së, Miroslav Lajçkuat e Josep Borrellit në konfliktin mes Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar parlamentari Wermuth në Twitter, i cili etiketoi edhe Ministrinë e Jashtme të Zvicrës.
Në letër, të cilën e kanë nënshkruar 13 deputetë, kritikohet ashpër qasja e BE-së ndaj konfliktit të fundit Kosovë-Serbi.
Parlamentarët zviceranë, letrën e kanë dërguar te Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Sipas letrës, ata janë të “merakosur” dhe të shqetësuar për veprimet e BE-së në konfliktin e ndezur mes dy vendeve.
“Politika e BE-së ndaj Kosovës duket arbitrare dhe e vështirë për t’u kuptuar”, thonë ata në këtë letër.
Letra është një reagim ndaj zhvillimeve të fundit në konfliktin rreth Kosovës veriore, e cila është e banuar kryesisht nga serbë. BE-ja ka njoftuar së fundmi se do të marrë masa të përkohshme ndëshkuese kundër Kosovës nëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk vepron dhe nuk ndërmerr hapa për të de-përshkallëzuar situatën. Ndër të tjera, takimet e nivelit të lartë ndërmjet BE-së dhe Kosovës janë anuluar dhe ndihma financiare do të ndalet.
Parlamentarët zviceranë kritikojnë ashpër “masat e njëanshme”.
“Ju ia ktheni shpinën të gjitha gjërave të qeverisë në Ballkanin Perëndimor e cila ndoshta është më e vendosura në anën e ukrainasve dhe demokracisë evropiane”, thotë letra. Kjo ishte “zhgënjyese”.
Bashkë-nënshkruesi i letrës Fabian Molina, Këshilltari Kombëtar i PS-së së Cyrihut, flet për një “sinjal shkatërrues” që BE-ja po dërgon me masat ndëshkuese. “Ju jepni përshtypjen se është faji i Kosovës që procesi i normalizimit të mos përparojë. Por kjo thjesht nuk është e vërtetë”.
Sipas tij, problemi është më tepër Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq. Molina akuzon BE-në për “zbutje ndaj Beogradit”, raporton Klankosova.tv.
Javët e fundit janë dëgjuar zëra edhe nga Parlamenti i BE-së që kritikojnë ashpër qëndrimin dhe veprimet e Komisionit të BE-së ndaj Kosovës. Eurodeputeti austriak Lukas Mandl nga konservatorët foli për “Tages-Anzeiger” për një grumbull xhamash të thyer që von der Leyen dhe diplomatët e saj kishin shkaktuar. “Edhe Kosova bëri gabime, por ndryshe nga Serbia, vendi në thelb është në rrugën e duhur”, shkruan “Blick.ch”.
Molina thotë se është në kontakt ndërkombëtar me kritikët e tjerë të politikës së BE-së për Kosovën,.
Politikanët zviceranë po i bëjnë thirrje presidentes së Komisionit von der Leyen që të rishqyrtojë qëndrimin e BE-së. Kosovarët e meritojnë “që Evropa t’ua hapë derën dhe të mos i dëshpërojnë”.
Të tjera
-
Analistët të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi: S’arriti frenimin e ndikimit rus dhe përshpejtimin e integrimit në BE
Analistët shprehen të zhgënjyer me qeverinë e Malit të Zi. Ata vlerësojnë se ...
-
Aksident mes motoçikletës e veturës në Janjevë, motoristi në gjendje të rëndë
Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture e një motoçiklete në Janjevë t...
-
Rrëshqitjet e dheut pas shiut bllokojnë përkohësisht disa rrugë në Shqipëri
Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe orët e para të mëngjesit të së sht...
-
KFOR: Shmangia e veprimeve që sjellin tensione, çelësi i sigurisë së qëndrueshme
KFOR-i është duke i ndjekur nga afër zhvillimet aktuale në Kosovë. Në një ...
-
Petkoviq i reagon Rashiqit, e quan megafon të Kurtit
Kryenegoaciatori serb, Petar Petkoviq, i ka reaguar ministrit Nenad Rashiq pa...
-
Ish-mjeku i UÇK-së, promovon librin “Mjekësia e Bjeshkatarisë”
Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dr. Ibish Ahmeti, ka promovuar l...
-
Janjiq thotë se kufijtë i bllokoi një strukturë që është pjesë e shtetit serb
“Të vetorganizuar” dhe në prani të policisë serbe, për pak sa nuk shkaktuan n...
-
Dimal Basha i reagon Haradinajt: Vuçiqi po e kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radoiçiqin shef në veri
Deputeti i VV-së, Dimal Basha, i ka reaguar lideri të AAK-së, Ramush Haradina...
-
Të hënën udhëtimi pa pagesë në “Trafikun Urban”
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të hënën qytetarët do të mund të udhëtojnë...
-
Gërvalla: Deklaratat e Vuçiqit kundër Kosovës, përpjekje e dëshpëruar për të sabotuar Pavarësinë
Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla i ka quajtur hipokrizi të tejdukshme, ve...
-
Bllacë: U hoqën tabelat në shqip, por u rikthyen përsëri – kush qëndron pas këtyre veprimeve?
Gjatë ditës së premte, në Bllacë, që gjendet afër vendkalimit kufitar Maqedon...
-
“Ishim në të njëjtën makinë”, Milaim Zeka jep informacione për gjendjen e Meriton Mjekiqit
Ish-deputeti dhe gazetari, Milaim Zeka, ka dhënë informacione lidhur me aksid...