Lajme

12 zjarre në Shqipëri, digjen pyje dhe kullota

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 07 July 2017

Emergjencat Civile kanë raportuar sot situatën aktuale që ndodh në vend, ku si pasojë e temperaturave të larta janë shënuar vatra zjarri si dhe janë djegur pyje të shumta.
Përgjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin ka pasur 12 vatra zjarri në Shkodër, Berat, Vlorë, Korçë, Tiranë, Dibër, Durrës, Fier dhe Gjirokastër. Aktualisht situata është nën kontroll pasi të gjitha vatrat e zjarreve janë shuar nga zjarrfikëset.

“Drejtoria e Emergjencave Civile vijon të mbajë situatën në monitorim. Në këto operacione janë angazhuar rreth 95 forca zjarrfikëse me 19 automjete, 30 efektivë të ushtrisë, 20 forca vullnetare si dhe banorë të zonave”, thuhet ne njoftimin zyrtar.

QARKU SHKODËR

-Advertisement-

Zjarri i rënë 3 ditë më parë në Malin e Kakarriqit, në fshatin Hoten, Shkodër është shuar. Në ndihmë të zjarrfikëseve kanë shkuar edhe 20 forca ushtarake. Pas disa orësh punë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 15 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU DIBËR

Në fshatin Rreth-Kale, Dibër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre të ulëta. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për të shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre të ulëta. Në fshatin Çërnec i Poshtëm, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pemë frutore dhe fidanishte. Si pasojë e zjarrit u dogjën 50 pemë arre, 400 rrënjë qershi, 30 rrënjë kumbulla dhe rreth 1.5 ha pemëtore, fidanishte.

QARKU DURRËS

Në lagjen 13, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 ha me shkurre. Në fshatin Radë, bashkia Durrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Si pasojë e zjarrit u dogjën rreth 6 rrënjë ulliri.

QARKU FIER

Në lagjen “Ofiçinë” Patos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset e Patosit, u ndihmua nga një mjet zjarrfikës i Albpetrolit. Pas një operacioni që zgjati rreth 2 orë forcat zjarrfikëse arritën që të fikin zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 5 dynym me shkurre.

QARKU GJIROKASTËR

Në fshatin Valare, Gjirokastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1.5 dynym me shkurre.

QARKU VLORË

Në fshatin Armen Selenicë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ullinj dhe pemë frutore. Shërbimi zjarrfikës ka punuar për shuarjen e zjarrit. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre, 15 rrënjë ulliri dhe 15 pemë frutore të ndryshme. Në kurorën e qytetit të Sarandës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre.

QARKU BERAT

Në fshatin Radësh, Skrapar, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një pune të gjatë zjarri është shuar. Si pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË

Në fshatin Gështenjas, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Zjarrfikëset kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit për shkak të terrenit të thyer malor. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre.

QARKU TIRANË

Në fshatin Mjull Bathore, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ullinj. Shërbimi zjarrfikës dërgoi në vendngjarje dy automjete zjarrfikëse të cilat shuan e zjarrin. Si pasojë u dogjën pjesërisht, rreth 25 rrënjë ulliri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera