Lajme

12 vjeçari nga Skenderaj e gjen kuletën me 2500 €, ia kthen policisë

Autori: Gazeta inFokus 10:16 | 07 August 2024

Një veprim shembullor ka ndodhur dje në Skenderaj, ku një djalë 12 vjeçar ka gjetur një portofol me 2500 euro dhe me dokumentet personale të pronarit dhe më pas ia ka dorëzuar policisë.

“Shembull i mirë i qytetarit dymbëdhjetëvjeçar B.A nga Skenderaj, i cili dje në orët e mbrëmjes kishte gjetur një portofol, të cilin menjëherë e kishte dorëzuar në Stacionin Policor në Skenderaj. Policia ka verifikuar dokumentacionin në portofol dhe ka konstatuar se përpos dokumentacioneve të rëndësishme, në portofol gjendej një shumë e parave prej 2500 euro. Policia ka identifikuar dhe verifikuar personin të cilit i përkiste portofoli dhe i kishte kthyer atij portofolin me paratë dhe dokumentacionin:, thuhet në raportin e policisë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarët për besimin dhe veprimet e ndërgjegjshme.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera