Lajme

12 vite- Kosova thyen rekord për pritjen më të gjatë të liberalizimit të vizave në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 18 April 2023

Instituti Epik ka publikuar disa statistika për vendet e Ballkanit Perëndimor se sa kohë iu desh për të fituar liberalizimin e vizave me shtetet e Bashkimit Europian.

Sipas kësaj grafike, Kosova theu rekord me 12 vjet pritje për këtë proces, ndërsa pasohet nga Bosnja me nëntë vjet.

Por, Serbisë Malit të Zi e Maqedonisë së Veriut për vetëm dy vjet iu hoqën vizat.
Sot Parlamenti Europian ka miratuar dokumentin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili nesër pasohet me nënshkrimin zyrtar dhe shënon hapin procedurën përfundimtare para se vendimi të publikohet në Gazetën Zyrtare.

-Advertisement-

Sipas vendimit të dakorduar të institucioneve të BE-së, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga 1 janari 2024.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera