Rozë

12 vite bashkë, ndahen Graziano Pelle dhe Vicky Varga

Autori: Gazeta inFokus 14:23 | 03 December 2024

Ish-lojtari i njohur italian, Graziano Pellè dhe modelja Viky Varga janë ndarë pas 12 vitesh. Ka qenë vetë bukuroshja hungareze që ka bërë të ditur diçka të tillë, nëpërmjet një instastory.

“Unë dhe Graziano kemi vendosur të ndahemi. 12 vitet e kaluara së bashku kanë qenë plot me kujtime të bukura dhe momente që do t’i mbajmë gjithmonë në zemrat tona. Ju kërkoj mirëkuptim dhe respekt për këtë moment”- shkruan Varga.

Historia e dashurisë mes tyre lindi në periudhën kur Pelle luante në Holandë, më saktësisht te skuadra e Feyenord. Fillimisht, ata kontaktuan në rrjetet sociale, më pas Varga nuk hezitonte të ndiqte ndeshjet e tij në stadiume të ndryshme. Për momentin, akoma nuk dihet arsyeja e divorcit, por me gjasë motivi do të mësohet shpejt.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera