Lajme

1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 10 November 2023

Qytetarët serbë të Kosovës në veri të vendit vazhdojnë t’i regjistrojnë automjetet me targa të Kosovës duke i hequr ato ilegalet.

Nga momenti kur Qeveria e Kosovës mori vendimin për zgjatjen e afatit për regjistrimin e automjeteve me targat ilegale serbe, deri sot 1140 automjete me targa ilegale janë regjistruar në RKS.

Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani ka deklaruar për RTKlive se deri më sot janë regjistruar 1140 automjete.

-Advertisement-

Sipas tij, interesimi për regjistrim të veturave është në rritje.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës në mbledhjen e 28 tetorit, afati për regjistrimin e automjeteve me targa ilegale serbe është shtyrë deri më 1 dhjetor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera