114 vjet nga Kongresi i Manastirit
Autori: Gazeta inFokus 07:26 | 14 November 2022
Më 14 nëntor 1908 në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, me qëllim krijimin e një alfabeti të njehsuar që do të ishte edhe fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
Në këtë kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjipt, Amerikë etj.
Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mit’hat Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave që botoheshin në Selanik “Liria” dhe “Dituria”. Sekretare e komisionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së Vashave në Korçë.
Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 anëtarë të tjerë. Në këtë Kongres merrnin pjesë shqiptarë të të gjitha komuniteteve fetare si, myslimanë, katolike, ortodoksë, protestantë, njerëz të ditur, të bashkuar për një qëllim të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, preku të gjithë pjesëmarrësit sa një hoxhë rendi ta përqafonte para të gjithëve. Kërkesa ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin.
Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njehsuar shqipe.
Kongresi vendosi ngritjen e Shtypshkronjës Shqipe në Manastir nën drejtimin e Gjergj Qiriazit, e cila u bë shpejt e njohur anembanë vendit si shpërndarëse e librave dhe gazetave shqipe.
Një pjesëmarrës i shquar në Kongresin e Alfabetit ishte studiuesi, poeti dhe atdhetari nga Shkodra, Ndre Mjeda. Tetë nga trembëdhjetë propozimet e tij u miratuan nga Kongresi i Manastirit. Ndonëse jetoi në disa vende të huaja dhe fliste 13 gjuhë, mbi gjuhën shqipe ai nuk vinte gjë tjetër./KP
Të tjera
-
Presidenti Trump njofton se mund të marrë vendim brenda 30 ditësh mbi të ardhmen e platformës TikTok
Presidenti Donald Trump tha të shtunën se ishte në bisedime me shumë individë...
-
Xhemaili: E diela me ata që kanë energji pa i kqyr ditët e javës, rinisë më të mirë në Kosovë
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtri...
-
Nga màsakrà në Pavarësi – Rrugëtimi i Kosovës në sytë e William Walker, njeriut që alarmoi botën…
Ish-shefi i misionit të vëzhguesëve të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka ...
-
Haradinaj: Malisheva foli me zemër të madhe, tubimi madhështor tregoi fuqinë e bashkimit tonë
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma, Lista Konservatore dhe Fo...
-
Vjedhja e afro 200 mijë eurove nga argjendaria në Prizren, Prokuroria del me detaje tjera
Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës ...
-
Bedri Hamza mesazh grave: Pa ju në zgjedhje, demokracia është e mangët
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar gra nga rajon...
-
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro
Partitë politike tashmë hyjnë në javën e tretë të fushatës zgjedhore, dhe...
-
Krasniqi thumbon Vetëvendosjen : S’e realizuan asnjë premtim, e tash me ‘program dëshirash’
Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi k...
-
Krasniqi: Po, me Bedri Hamzën kryeministër, pagat rriten për 50% në fillim të mandatit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se me Bedri Ham...
-
100-shi i PDK-së Mergim Lushtaku, merr përkrahje të madhe nga qytetarët: Jam mirënjohës
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Mërgim Lush...
-
Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë
Presidentja e Kosova, Vjosa Osmani ka uruar popullin australian me rastin e D...
-
Xhafer Gashi: Takim madhështor në Greme të Ferizajt, besimi në LDK-në po rritet
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhaf...