Lajme

11 zyrtarët policor të prekur me COVID-19 janë shëruar

Autori: Gazeta inFokus 18:56 | 19 May 2020

Në mesin e shumë të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ishin edhe disa zyrtarë policorë.

Numri i përgjithshëm i policëve të cilët u prekën nga koronavrusi është 11, por që për fat të mirë të gjithë janë shëruar.

Kjo është bërë e ditur në një përgjigje të dhënë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për IndeksOnline.

-Advertisement-

“Numri i zyrtarëve policor të infektuar me COVID-19 pozitiv ka qenë (11) zyrtar, por fatmirësisht te gjithë janë shëruar duke dalë tani negativ me virus”, thuhet në përgjigje.

Gjithashtu u theksua se një numër i zyrtarëve policor të cilët kanë sëmundje të rënda dhe një pjesë e stafit civil janë liruar, përderisa një pjesë e tyre sipas nevoje po kryejnë detyrat administrative përmes pajisjeve elektronike.

Që nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19, pjesëtarët e Policisë së Kosovës startuan orarin e ri të punës 12 orësh.

Por siç duket puna 12 orëshe e policëve do të vazhdojë ende. Së paku kështu mbeti të kuptohet nga Zyra për Informim e PK-së.

“Policia e Kosovës, po vazhdon punën e saj me orare të zgjatura me qëllim të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore dhe zbatimin e vendimeve ndaj pandemisë dhe varësisht prej vlerësimeve dhe nevojë operacione do të veprohet”, thuhet nga Policia e Kosovës.

Theksohet poashtu se Policia e Kosovës referuar vendimeve të institucioneve të Kosovës, si dhe referuar Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit kundër koronavirusit, ka hartuar me kohë urdhrin operativ policor të quajtur ‘UO për Gatishmëri dhe Reagim për koronavius’.

“Policia e Kosovës të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme i ka ndërmarrë në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucioneve tjera relevante, konform edhe angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim”, thuhet nga PK-ja.

Urdhri operativ i Policisë së Kosovës thuhet se ka për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetente për luftimin, preventimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situata të këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohe.

Kosova po vazhdon të përballet me situatën pandemike, ku numri i personave të infektuar me koronavirus është 988, kurse numri i të shëruarve është 754 dhe 29 viktima.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera