11 vjet nga tragjedia e Restelicës

Autori: Gazeta inFokus
21:41 | 12 February 2023
Njëmbëdhjetë vjet më parë, pas një orteku që kishte rënë në Restelicë të Dragashit, patën humbur jetën 10 anëtarë të familjes Reka.
Kësaj tragjedie i shpëtoi vetëm një fëmijë, që ishte nxjerrë nga Ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.
Megjithatë, frika dhe kujtimet janë të freskëta për banorët që jetojnë sot aty.
Shtatë shtëpi nuk duken më fare në lagjen e Rekajve në Restelicë. As banorët tjerë nuk u kthyen më të jetojnë këtu, ndonëse disa shtëpi të tjera u rindërtuan dhe u morën disa masa për të parandaluar rrëshqitjen e borës në këtë pjesë të fshatit.
“Shtëpia e viktimave të familjes Reka ndodhet këtu. Ndërsa, në përgjithësi, kjo familje ka migruar jashtë vendit. Po ashtu, edhe e mbijetuara e asaj kohe, 5 vjeçarja, Amsera, me gjyshin e saj, ndodhet ne Itali. Presidentja e asaj kohe Jahjaga, pati kompensuar familjen me 10 mijë euro, por diçka me shumë nuk kanë bërë, aq sa e di unë. Sa i përket frikës, mund të themi që janë marrë disa masa, siç e potencova edhe më herët, mbjellja e fidaneve nga Komuna në atë kohë, dhe projekti i JICA-s për vendosjen e shtyllave të drurit, japin shpresë dhe siguri për parandalimi e ortekut të borës”, tha Ramadan Hoxha, banor i Restelicës.
Në emërtimin e banorëve më të vjetër, ai vend ku ndodhi tragjedia e 11 shkurtit të vitit 2012, quhej “Pllatishta”.
“Vendi ku ka ndodh orteku quhet “Pllatishta” që në gorançe i bjen “Rrëshqitje orteku” , një herë në 100 vjet ndodh, por shumë vështirë është në Restelicë me jetua. Gjashtë muaj nuk dalin kafshët jashtë. Dimër , borë shumë , ftoftë , po çka të bësh , aty kemi lindur”, tha Gafurri, banor i Restelicës,RTK.
Fshati, pozitën gjeografike e ka të vështirë e moti mund të befasojë brenda ditës, por, për fat, këtë vit jemi më të qetë se nuk kishte shumë të reshura të borës, thonë banorët.
”Marrë parasysh që vendi ynë, Restelica, është vend malor, rreziqet ekzistojnë, mirëpo, falë disa organizatave vendore e ndërkombëtare, kanë krijuar njëfarë sigurie për banorët përmes pengesave kundër rrëshqitjes së borës. Të reshurat e borës sivjet janë të pakta. Nuk është ajo borë e vitit 2012, mirëpo gjithçka mund të ndryshojë brenda orës. Nuk i dihet. Ne jemi vend malor, ortekët mund të na befasojnë, por çfarë të bëjmë, Zoti ka vendosur që të jetojmë këtu. Çfarëdo ndihme për fshatin nga kushdo, është e mirëseardhur “, tha Nesim Hoxha, banor i Restelicës.
Banorët vazhdojnë të jetojnë me frikë dhe kujtimet e tragjedisë së vitit 2012, kur nga orteku vdiqën 10 anëtarë të një familjeje, e vetmja e mbijetuar ishte një fëmijë.

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...