Lajme

11 persona humbën jetën nga Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 20 November 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 11 persona e kanë humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta inFokus.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (73, 72, 64 vjeç), Prizren 2 raste (88, 82 vjeç), Drenas 1 rast (70 vjeç), Ferizaj 1 rast (70 vjeç), Gjakovë 1 rast (71 vjeç), Gjilan 1 rast (79 vjeç), Kamenicë 1 rast (92 vjeç), Mitrovicë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 32.877 raste nga 127.722 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 885 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 748 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 19.772 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.220“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera