Lajme

11 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 08:36 | 11 March 2021

Në Spitalin e Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 67 pacientë me Covid-19.

Prej tyre, 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

11 operacione janë kryer gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ndërsa 287 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,356 analiza.

236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë gjatë ditës së djeshme dhe nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

7 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 5 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 7 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore.

Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë shëruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera