Lajme

107 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 05 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 107 raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar katër persona nga ky virus.

“Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.

Në total numri i rasteve aktive është 740”, bëhet e ditur nga Ministria./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera