Lajme

102 aktakuza të ngritura gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale, shtatë prej tyre për dhunë në familje

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 29 March 2022

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 102 aktakuza për vepra të ndryshme penale, ku përfshihen 118 persona.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të Prokurorisë së Shtetit, ku thuhet se shtatë prej tyre janë për dhunë në familje, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në raport thuhet se me urdhër të prokurorëve, 18 persona janë ndaluar për 48 orë, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale si dhe janë bërë dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy të dyshuarve se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Dhuna në familje”.

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për “Dhunë në familje”.

Ndërsa, tri aktakuza kundër tre personave për veprën e njëjtë penale, i ka ngritur Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për “Dhunë në familje”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera