Sport

100 ndeshjet e fundit, ky është trajneri më i mirë në Europë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 17:29 | 18 September 2017

Trajnerët e kanë një punë shumë të vështirë kur para vetës marrin super skuadra, e duhet patjetër për ta udhëhequr drejtë fitoreve, shkruan IndeksOnline.

Në pesë ligat më të mira europiane, ka trajner tejet të suksesshëm dhe profesionist. Në 100 takime të fundit, trajneri me më së shumti pikë të arritura radhitet Antonio Conte, 79 fitore, 10 barazime dhe 11 humbje – duke grumbulluar kështu 247 pikë.

I dyti me një arritje tejet të madhe radhitet Massimiliano Allegri trajneri i Juventusit, ku ka 75 fitore, 13 barazime dhe 12 humbje – duke fituar kështu 238 pikë.

-Advertisement-

Trajneri i Bayern Munich, Carlo Ancelotti radhitet i treti në këtë listë, me 74 fitore, 14 barazime dhe 12 humbje – 236 pikë të grumbulluar gjithsej.

Pozitat më poshtë duken kështu:

–      Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt: 72 fitore, 15 barazime dhe 13 humbje – 231 pikë

–      Diego Simeone, trajner i Atletico Madrid: 64 fitore, 22 barazime dhe 14 humbje – 2014 pikë

–      Arsene Wenger, trajner i Arsenalit: 59 fitore, 20 barazime dhe 21 humbje – 197 pikë

–      Mauricio Pochettino, trajner i Tottenhamit: 57 fitore, 26 barazime dhe 17 humbje – 197 pikë

–      Jose Mourinho, trajner i Manchester Unitedit: 53 fitore, 29 barazime dhe 18 humbje – 188 pikë.

–      Jurgen Klopp, trajner i Liverpoolit: 48 fitore, 27 barazime dhe 25 humbje – 171 pikë.

Kuptohet se për disa trajner kjo arritje nuk është me klubet e tanishme, por edhe me të kaluarat./IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera