10 vite si e “burgosur”/ Si ka ndryshuar jeta e gruas së Michael Schumacher pas aksidentit të legjendës së F1
Autori: Gazeta inFokus
10:21 | 23 Mars 2023
Corina Schumacher ka jetuar “si një e burgosur” për dekadën e fundit pasi ajo e mban të fshehtë shëndetin e Michael Schumacher, sipas mikut të familjes Eddie Jordan.
Legjenda e Formula 1, Schumacher nuk është parë në publik që kur pësoi një dëmtim të rëndë të trurit gjatë një aksidenti me ski në Zvicer në vitin 2013, dhe familja e tij e ka mbajtur gjendjen e tij jashtëzakonisht private. Piloti gjerman i garave u fut në koma dhe më vonë u dërgua në shtëpinë e familjes në liqenin e Gjenevës, ku Corina po kujdeset për të me ndihmën e një ekipi mjekësor.
Jordan, një ish-pronar i ekipit të motorsportit, i cili e njeh çiftin prej kohësh, tha për “OLBG” se Corina nuk e lejoi të vizitonte Schumacher-in.
Mbrojtja e privatësisë së tij
“Situata për djalin e Schumacher, Mick dhe gruan e tij Corina është e tmerrshme. Kanë kaluar gati 10 vjet dhe Corina nuk mund të shkonte në një festë, një vakt, të dilte jashtë, ajo jeton si e burgosur sepse të gjithë duan të flasin me të për Michael dhe ajo nuk e dëshiron këtë gjë”, tha Jordan.
Corina ka “vendosur disa rregulla” për ata që duan të vizitojnë shtatë herë kampionin e botës në Formula 1, sipas mikut të familjes.
“Unë e njoh atë shumë mirë dhe Michael Schumacher. Ajo është një vajzë e bukur dhe unë e njoha kur u martua me Michael, kështu që ka pasur një miqësi të gjatë mes nesh. Bëra një përpjekje për të shkuar ta takoj Michael në ditët e para dhe Corina refuzoi, dhe me të drejtë, sepse shumë njerëz donin të shkonin ta shihnin atë”, shtoi Jordan.
Corina shpërtheu në lot ndërsa fliste për gjendjen e burrit të saj në një dokumentar të Netflix për jetën e tij në vitin 2022.
“Michael është këtu”, tha Corina. “Ndryshe, por ai është këtu dhe kjo na jep forcë. Ne jemi bashkë. Ne jetojmë së bashku në shtëpi, jemi duke u shëruar. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për ta bërë Michael më të mirë dhe për t’u siguruar që ai të jetë rehat. Dhe thjesht ta bëjmë atë të ndiejë familjen tonë, lidhjen tonë. Sido që të jetë, do të bëj më të mirën, të gjithë ne. ne po përpiqemi të vazhdojmë si familje, siç i pëlqente dhe i pëlqen Michael-it dhe ne vazhdojmë jetën tonë
Privatësia është privatësi. Për mua është shumë e rëndësishme që ai të vazhdojë të shijojë sa ma shumë jetën e tij private. Michael gjithmonë na ka mbrojtur dhe tani e mbrojmë ne atë”, përfundoi ajo.

T� tjera
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...



































