10 rregulla për t’i mbrojtur sytë nga kompjuteri e telefoni
Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 05 December 2017
Si të mos mjaftonin kompjuterët, tani syve u është shtuar edhe një armik tjetër, “smartphone”-t dhe ‘iPad’-t, që na detyrojnë të qëndrojnë shumë kohë përpara tyre. Në fakt, kur përdorim shumë kompjuterin, shikimi është i pari që vihet në rrezik.
Mjafton të mendosh që vetëm me dy orë në ditë para monitorit mund të shtohen seriozisht problemet e shikimit dhe gjysma e orëve që kalohen para kompjuterit për punë ose në shtëpi mund ta kalojnë orarin zyrtar të 8-s.
Ajo që e përkeqëson edhe më shumë situatën është përdorimi masiv i “smartphone”-ve për të kontrolluar “e-mail”-n, për të dërguar mesazhe dhe foto. Shpesh ekranet janë të vegjël dhe jo gjithmonë të pastruar.
Për këtë arsye “American Academy of Optometry” ka hartuar një lloj udhëzuesi për të shpëtuar sytë e njerëzve (por edhe shpinën) nga “stili i konsumit” të kompjuterit dhe gabimet e ndryshme.
1) Sipas “American Academy of Optometry”, gjëja e parë që duhet bërë është mbajtja pastër e ekranit të kompjuterit për të shmangur lodhjen e syve dhe nëse përdorni “smartphone”, përpiquni të mos e ekspozoni në dritën e diellit.
2) Zgjidhni sfonde me ngjyrë gri, jo të hapur ose të bardhë, sepse sytë do të lodhen më pak.
3) Mbani distancën e duhur mes vetes dhe monitorit të kompjuterit. Sipas “American Academy of Optometry” kjo largësi është e barabartë me gjatësinë e krahut tuaj të shtrirë.
4) Pozicionojeni ekranin pak cm mbi lartësinë e syve dhe në mënyrë që të mos e reflektojë dritën.
5) Rregulloni ndriçimin e monitorit në bazë të orarit që përdorni kompjuterin.
6) “Kujdesuni për sytë”: kështu shkruajnë ekspertët amerikanë. Në fakt duke mos ia ndarë sytë ekranit të kompjuterit, shpesh e harrojmë këtë rregull të thjeshtë, që është shumë i rëndësishëm për të mos dëmtuar sytë.
7) Mos harroni rregullin e “20-20-20”: në Amerikë nënkupton që çdo njëzet minuta punë para kompjuterit, të bëni një pushim prej 20 sekondash, duke e llogaritur me një shëtitje prej 20 hapash, ose 6 metra. Nëse nuk dëshironi që të jeni kaq të përpiktë, atëherë janë të mjaftueshme, pushimet disaminutëshe çdo gjysmë ore punë, gjë që i lejon sytë të pushojnë.
8) Përdorni syze mbrojtëse. Sipas specialistëve amerikanë duhet të blini medoemos një palë syze, që t’i përdorni veçanërisht kur punoni para kompjuterit. Syzet qartësojnë shikimin dhe çlodhin sytë.
9) Bëni kujdes edhe me përdorimin e “smartphone”-ve. Distanca e duhur mes celularëve dhe syve duhet të jetë sa ajo e krahut të shtrirë, me dorën që mbani telefonin dhe pak më poshtë nivelit të shpatullave. Zakonisht edhe shpatullat i mbajnë në pozicionin e gabuar, si kur shkruajmë në kompjuter, ashtu edhe kur mbajmë në dorë celularin.
10) Nëse jeni mbështetur mbi një tavolinë, është mirë që të mbani tastierën në një gjatësi të atillë që shpatullat të mos kontraktohen, por të jenë të lira. Mund ta ndihmoni veten duke qëndruar drejt në karrige.
Këshilla e fundit (që është më tepër një udhëzim dhe vjen nga rregullat e kodit rrugor) është për të gjithë ata që nuk dinë t’i rezistojnë tundimit për të dërguar mesazhe ose fotografi kur udhëtojnë me makinë. Është absolutisht e gabuar të bëni diçka të tillë kur kaloni rrugën dhe kur jeni në timon. /GSh
Të tjera
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...