Lifestyle

10 pika turistike të disa qyteteve evropiane ku ndodhin më së shumti vjedhje!

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 11 June 2024

Një nga gjërat më të këqija që mund t’ju ndodh në një udhëtim është të vidheni. Kjo dukuri është shumë evidente dhe që ndodh shpesh, madje edhe në qytetet më të njohura evropiane. Por gjëja që duhet të keni parasysh është të keni kujdes dhe të kontrolloni herë pas here xhepat, apo edhe çantat. Këto incidente ndodhin në sekonda. Shpesh nuk do të kuptoni ka ndodhur diçka derisa të vini re se portofoli juaj është zhdukur kur shkoni të paguani për diçka.

Sipas Trup Advisor janë 10 pika turistike të disa qyteteve evropiane ku grabitjet ndodhin më së shumti. Në Itali tek Koloseumi, Duomo di Milano, Galeria Degli Uffizi, Fontana Trevi, Panteoni. Në Francë tek Musée d’Orsay, Kulla Eifel, Arc de Triomphe, Cathédrale Notre-Dame de Paris, Muzeu i Luvrit. Në Spanjë tek Basilica de la Sagrada Familia, Plaza Mayor, Madrid, Alhambra, Muzeu Kombëtar Prado, Las Ramblas.

Në Gjermani tek Porta e Brandenburgut, ndërtesa e Reichstag, Marienplatz, Galeria e Anës Lindore, Memoriali i Holokaustit. Në Holandë tek Shtëpia e Anne Frank, Muzeu Van Gogh, Distrikti i Dritave të Kuqe, Rijksmuseum. Në Portugali tek Castelo de S. Jorge, Oceanário de Lisboa, Ponte de Dom Luís I, Alfama, Mosteiro dos Jeronimos. Në Turqi tek Xhamia Hagia Sophia, Cisterna e Bazilikës, Pallati Topkapi, Distrikti Sultanahmet, Xhamia Blu. Në Greqi janë Akropolis, Muzeu i Akropolit, Venecia e Vogël Mykonos, Qyteti Mesjetar, qyteti i Rodos, Partenoni.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera