Lajme

10 përqindëshi: Gjysma e kontributpaguesve mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Trusti

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 18 September 2020

Gjysma e kontributpaguesve mund të tërheqin vetëm 31 euro nga Fondi Pensional i Kursimeve, shkruan Gazeta inFokus.

E megjithatë qytetarët ende po presin që Kuvendi i Kosovës të miratojë Pakon e Rimëkëmbjes dhe të tërheqin 10 përqindëshin nga trusti pensional.

Kështu ka bërë të ditur Agron Demi, analist për avancime në Institutin GAP.

-Advertisement-

Ai ka thënë se një zëvendëskryeministër në ditë shpenzon 42 euro vetëm për dreka zyrtare.

“Gjysma e kontributpaguesve pensional mesatarisht mund të tërheqin nga Trusti VETËM 31 euro. Me siguri gjysmën e kësaj shume do e përbij banka në emër të mirëmbajtjes. Në anën tjetër, 42.5 euro mesatarisht në dit shpenzon një zëvendëskryeministër vetëm për dreka zyrtare. E 11.748 euro ka kushtuar vetëm një biletë aeroplani”, ka shkruar Demi.

Ai po ashtu ka deklaruar se ka plot punëtorë që ende nuk e kanë marrë as ndihëm prej 170 euro nga pakoja e rimëkëmbjes.

“E ka plot punëtorë që ende nuk e kanë marr 170 euro ndihmën e premtuar nga Pakoja “Emergjente”. Derisa hanë e pinë ministrat e deputetët, e deri sa i kanë kryer pushimet në det, me mijëra qytetarë janë në ankth se kur do ti marrin 170 euro e kur do kenë mundësi me i tërheq 31 euro prej Trustit. Sjellja e politikanëve ndaj qytetarëve është sjellje prej sadistësh. Para disa ditësh deri sa po i preja flokët, e pyeta pronarin e lokalit nëse ka përfitu nga Pakoja për pagesën e qerasë së lokalit. “Shyqyr që nuk mbaj shpresa në shtet, se isha tranu” – tha.  E po që ka plotë të tillë që shpresat i kanë bazu të shteti, e dojnë me u tranu nga papërgjegjshmëria e grykësve”, shkruan Demi./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera