Sport

10 nokautet e çmendura të Anthony Joshuas – VIDEO

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 28 October 2017

Joshua është favorit i padiskutueshëm kundër Takam për meçin e sotëm që do të zhvillohet nga ora 23:00.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon, shkruan Gazeta Express.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titujt IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam, pasi kundërshtari i tij i parë Kubrat Pulev është tërhequr nga gara për shkak të lëndimit.

-Advertisement-

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve.

Joshua deri më tani në karrierë ka zhvilluar 19 meçe, që të gjitha i ka fituar me K.O, ndërsa 10 prej më të mirave mund t’i gjeni më poshtë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera