Lifestyle

10 komplimentet më të bukura që ai mund t`ua thotë

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 27 October 2017

Të japësh komlimentin e duhur një femre mund të jetë një detyrë e vështirë pasiqë mund të lë përshtypjen e gabuar. Mirëpo janë disa komplimente që nuk keqkuptohen.

Komplimenti duhet të jetë spontan dhe nga zemra, duhet të tejkalojë barrierat personale të personit tjetër, ta godasë atë në vendin e duhur dhe të godasë në momentin e duhur. Prandaj komplimenti është më i bukur kur vjen papritmas.

Sigurisht që nuk flasim për komplimente seksiste si “prapanica juaj në këto xhinse të ngushta duket për mrekulli”, andaj ua sjellim komplimentet më të bukura që mund t`i thuhen një femre.

-Advertisement-

Mban aromë të mirë!

Paramendoni jeni të shtrirë dhe shikoni film, për një moment ai ua thotë këtë gjë. A ka diçka më të bukur?

Mënyra se si buzëqesh është e ëmbël.

Kjo tregon se sa vëmendje i kushtoni lëvizjeve të saj të thjeshta. Kjo e bën mashkullin sharmant.

Me ty mund të flas për çdo gjë.

Ky është një kompliment i sinqertë dhe i bukur.

Lexoni edhe këtë: Rreziqet shëndetësore nga dollapi juaj
Ke një shije të mirë.

Ky kompliment zakonisht mund të thuhet në situata tejet intime.

Të gjithë meshkujt janë duke të vështruar.

Secila femër dëshiron të ndjehet e dashur dhe atraktive.

Jam i lumtur me ty.

Kur arrini të kombinoni “ me ty mund të jem ai që jam në të vërtetë” ia keni arritur qëllimin e komplimentimit.

Ti përgatit gjellë më mirë se mamaja ime

Vaktet e përbashkëta e forcojnë lidhjen tuaj dhe krijojnë atmosferë të këndshme. Andaj komplimentimi për aftësitë përgatitore është më se i mirëpritur.

Më shumë më pëlqen pa grim

Natyrshmëria është e mirëseardhur, megjithatë femrat që grimohen rregullisht nuk do e marrin këtë si kompliment.

Më pëlqejnë miqtë dhe familja yte

Ky nuk është vetëm një kompliment i mirë por edhe mesazh se interesoheni për rrethin e saj.

Je ndryshe nga të tjerët

Tingëllon bukur kur na kumtohet se jemi të veçanta, ende më bukur kur pëlqehemi për këtë gjë./femra.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera