1 Qershori u shënua me moton “Bota s’ka ardhmëri nëse nuk ka fëmijë” (Foto)
Autori: Gazeta inFokus 19:08 | 01 June 2017
Me moton “Bota s’ka ardhmëri nëse nuk ka fëmijë” organizata joqeveritare Syri i Vizionit ka zhvilluar aktivitetet në disa nga komunat më të mëdha të Kosovës, me të cilat është shënuar 1 Qershori, Dita e fëmijëve. Në partneritet me organizatën Save the Children dhe në bashkëpunim më koordinatorët e fëmijëve nëpër komuna, asambletë e fëmijëve, zyrat për të drejtat e njeriut dhe drejtoritë komunale të arsimit aktivitetet janë zhvilluar në komunat Pejë, Prishtinë, Gjakovë, Ferizaj, Gjilan, Mitrovicë dhe Klinë.
Në sallat e asambleve komunale në këto shtatë komuna, asamblistët komunalë, bashkë me asamblistët e vegjël, kryetarë dhe kryesuese kuvendesh kanë shpalosur moton “Bota s’ka ardhmëri nëse nuk ka fëmijë”, që ka qenë e preferuara e vet asambleve të fëmijëve që kanë përzgjedhur me dhjetëra sloganeve që më së miri paraqesin fëmijërore.
Në debatet publike të fëmijëve më kryetarët e komunave, fëmijët kanë kërkuar nga ta që komuna dhe vetë kryetarët të bëjnë më shumë për t’u krijuar atyre kushte më të mira në shkolla, siguri më të madhe në qytete dhe më shumë hapësira sportive dhe rekreative.
Ndërsa kryetarët e komunave Ferizajit, Gjilanit, Pejës dhe Gjakovë, i kanë dëgjuar kërkesat dhe nevojat e fëmijëve dhe kanë premtuar mbështetje dhe vëmendje më të madhe për ta.
Naser Lajqi, projekt menaxher nga OJQ Syri i Vizionit për fushatën e këtij viti ka thënë se ka arritur të mobilizojë kryetarë dhe udhëheqës komunal, tek të cilët është kërkuar mbështetja për fëmijët dhe strukturat që i përfaqësojnë ata, pasi mbështetja për asambletë e fëmijëve është një nga aspektet e rëndësishme të programeve që Syri i Vizionit implementon në partneritet me organizatën Save the Children në Kosovë.
Aktivitete për Ditën e Fëmijëve poashtu janë zhvilluar edhe në kuadër të projektit “Përkrahja e BE-së për Zbatimin e Strategjisë për Integrimin e Komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian 2- Arsim për Integrim” (i quajtur EU SIMRAES 2), që implementohet në partneritet me KEC, në Komunën e Istogut dhe mbështetet financiarisht nga KFOS dhe BE. Gjatë ditë janë realizuan aktivitete kulturore e sportive me fëmijët e shkollës Martin Camaj në Gurakoc dhe në Llukac të Thatë Istog ku Syri i Vizionit ka qendrat mësimore./Indeksonline/
Të tjera
-
Vuçiq i “ankohet” Lavrovit në telefon: Kosova po përpiqet të ndalojë Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një bisede telefonike me minist...
-
Restaurohet një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës
Një nga shtëpitë tradicionale të Janjevës, ministria e Kulturës bën të ditur ...
-
Bedri Hamza premton ta themelojë Bursën e Kosovës si platformë të tregut të kapitalit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me biz...
-
Lista Serbe nuk u certifikua nga KQZ-ja, Basha: Hapet e pame, Gratë te LDK, burrat te PDK, AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Dimal Basha është tallur me opozitën pasi Li...
-
Publikohet lista e 16 subjekteve politike me 626 kandidatë për deputetë që i certifikoi KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe pjesën e dytë të subjeteve pol...
-
Ngritet aktakuzë ndaj të pandehurit për ngasje në gjendje të dehur
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundrejt të pandehurit Y....
-
Vuçiq: Kurti po përpiqet të eliminojë të vetmin kundërshtar politik në Kosovë, që është Lista Serbe
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se kryeministri i Kosovë...
-
Kjo është 19-vjeçarja që sulmoi policët brenda stacionit policor në Prishtinë
Një vajzë 19-vjeçare, dyshohet që nën ndikimin e alkoolit, ka sulmuar zyrtarë...
-
Biden ua fal dënimin me vdẹkje 37 të burgosurve
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden të hënën ua zbuti dënimet 37 nga 40 të burgos...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...