Lajme

1 mijë xhihadistë të vrarë në betejën e Mosulit

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 10 July 2017

Sipas një deklarate të Komandës Federale të Policisë Irakiane sot, në betejën për çlirimin e qytetit të vjetër të Mosulit, 65 automjete ushtarake dhe 20 autobomba të terroristëve u shkatërruan, si dhe një mijë terroristë janë vrarë. Kryeministri dhe komandanti i forcave të armatosura të Irakut, Hejdar Ebadi, përgëzoi ushtarët irakianë dhe popullin irakian për çlirimin e qytetit të Mosulit.

Marivan Nakshbandi, një anëtar i Komitetit të Lartë të Luftimit takfirizmit në Kurdistan, deklaroi sot se asnjë prej kurdëve irakianë që më parë ishin bashkuar me ISIS-in tani nuk janë më në këtë grup terrorist dhe ky rast është mbyllur.

Nakshbandi theksoi se një nga veprimet më të rëndësishme është koordinimi me qendrat fetare, veçanërisht xhamitë, për të zhdukur mendimet takfiriste dhe për të shpëtuar njerëzit nga këto mendime.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera