Lajme

“1 kundër 10”/ Tanku ukrainas shkatërron i vetëm kolonën e blinduar ruse

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 07 April 2022

Edhe pse në dukje ‘inferiorë’, Ukraina ka ditur t’i bëjë ballë pushtimit rus, dhe t’i krijojë shumë vështirësi ushtrisë së Putinit.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të reja të luftimeve, vetëm 50 milje larg Kievit. Në pamjet, shihet se si një tank i vetëm ukrainas, shkatërron disa automjete të blinduara ruse.

Imazhet, të kapura nga një dron, tregojnë atë që duket të jetë një tank i vetëm ukrainas T-64 i pozicionuar mirë, duke i zënë pritë një kolone automjetesh të blinduara ruse BTR-82A, në një rrugë në Nova Basan, në perëndim të kryeqytetit.

-Advertisement-

Falë pozicionit ku ishte fshehur pas një shtëpie, operatori i tankeve ishte në gjendje që të qëllonte disa fishekë në drejtim të kolonës së pushtuesve, duke hapur hendekun midis strukturave të tjera.

Një tank BTR shpërtheu në flakë pas sulmit, duke nxitur mjetet e blinduara të tjera që të qëllojnë në drejtim të kundërt nga ku ishin nisur. Rusët nisën kundërsulmin, por T-64 ukrainase ishte fshehur aq mirë sa nuk dukej dhe vazhdonte të godiste kolonën me predha, ndërsa mposhti trupat ruse derisa mbërritën përforcime të tjera artilerie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera