Sport

“06-shat” pushtojnë Prishtinën

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 07 April 2019

Gjatë tërë javës ka pasur organizime nga tifozët e Gjilanit dhe Dritës për të ardhur në numër sa më të madh për ndeshjen derbi që zhvillohet sonte në Prishtinë.

Që nga mëngjesi, vala e veturave me targa 06 nga Gjilani është shtuar në kryeqytet, me tifozët dëshirojnë të kalojnë pjesën më të madhe të se dielës në Prishtinë.

“Skifterat” dhe “Intelektualët” do të vijnë në  mënyrë të organizuar më autobusë.

-Advertisement-

Ndeshja Gjilani – Drita do të zhvillohet në ora 20:00 në stadiumin Fadil Vokrri. Gjilani është në vendin e 6-të me 34 pikë, ndërsa Drita ka 10 pikë më tepër në vendin e 4-të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera