Sport

? Zyrtare: Ja kur do të kemi përballjen Canelo-Golovkin

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 07 June 2017

Sfida e boksit mes kazakut Gennady Golovkin dhe meksikanit Saul “Canelo” Alvarez do të zhvillohet më 16 shtator në Las Vegas.

Lajmin e ka konfirmuar sot për mediat Oscar De La Hoha, menaxheri i boksierit meksikan, që tha se është arritur marrëveshja që sfida e vlefshme për titujt kampionë bote të peshës së mesme të zhvillohet në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit. Në fakt, data 16 shtator ishte zyrtarizuar kohë më parë, që kur Alvarez mundi patriotin e tij Julio Cezar Chavez, në maj të këtij viti, por jo vendi. Ndërsa sot u konfirmua se përballja do të zhvillohet në Las Vegas.

Sfida e vlefshme për titujt kampionë bote të peshës së mesme të zhvillohet në “T-Mobile Arena” të Las Vegasit

-Advertisement-

Sipas mediave amerikane, dueli mund të zhvillohej edhe në Dallas ose Los Anxhelos, por duket se De La Hoya ka synuar që kjo përballje e madhe e peshave të mesme në boks të zhvillohet në “shtëpinë e boksit”, Las Vegas. Golovkin nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij si profesionist, teksa i ka fituar me “KO” 33 nga 37 duelet e deritanishme dhe synon të mbetet i pamposhtur. Ndërsa Canelo ka zhvilluar 51 duele, ku ka arritur 49 ditore, 1 humbje dhe 1 barazim (34 fitore me “KO”). Për meksikanin Alvarez kjo është hera e tretë që duelon në Las Vegas, gjithnjë fitues në këtë ring.

Boksieret Canelo Alvarez dhe Gennady Golovkin

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera