Sport

⚽ Zyrtare: Kosova e luan ndeshjen e parë kualifikuese në këtë stadiumin

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 18 July 2017

Më në fund një ndeshje kualifikuese e Përfaqësueses do të zhvillohet në territorin e Kosovës. Kosova U-21 do të luajë si vendas ndaj Norvegjisë U21 më 1 shtator në stadiumin ”Adem Jashari” në Mitrovicë.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar UEFA-n për stadiumin, teksa ora e ndeshjes ende nuk është caktuar.

Kësisoj, shikues të shumtë do ta kenë rastin që ta përkrahin Kosovën drejt kualifikimeve për EURO 2019.

-Advertisement-

Kujtojmë se Kosova U21 deri më tash i ka zhvilluar dy duele. Ka pësuar nga Republika e Irlandës 1:0, teksa ka fituar në tavolinë duelin me Norvegjinë 3:0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera